Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është arrestuar nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje.

43-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.

Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA