Me anë të një video “live” në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, kryeministri Edi Rama, ndau me qytetarët vendimet e reja që janë marrë, për sa i takon liri-daljeve të qytetarëve, në këtë situatë që po kalon vendi ynë si pasojë e koronavirusit.
Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se ka rënë dakord me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, që tezgat që tregtohen fruta-perime, të çmontohen dhe të vendosen në distancë nga njëra-tjetra.
Ndryshimi do të ndihet që nesër, thotë kryeministri dhe duke filluar nga e hëna do të rregullohet i gjithë procesi. Kjo masë nuk ndihmon vetëm për t’u ruajtur nga kjo pandemi, por sipas kryeministrit, do ketë lehtësira dhe në procesin e blerjeve.
“Kam rënë dakord me Kryebashkakun Erjon Veliaj, duke fillar nga nesër të gjitha tezgat të vendosen në distancë nga njëra-tjetra dhe të mos jenë të grumbulluara në një pikë. Nga nesër do të ketë një ndryshim të ndjeshëm dhe duke filluar nga e hëna do të rregullohet gjithçka. Tezgat do të lehtësojnë shumë procesin e blerjeve por edhe barrën e rëndë të një lufte që do të zhvillohet në çdo hap, në çdo minutë. Shumë shpejt do të kemi në dispozicion një video shpjeguese që do ta shpërndajmë në të gjitha mediat”, deklaroi kryeministri.
Top Channel