Rama merr në telefon qytetaren dhe e kap në momentin e papërshtatshëm: Më fal se po bëja…
27/03/2020 20:55
Kryeministri Edi Rama prej tri ditësh ka filluar që të publikojë në internet bisedat me qytetarët që ankohen tek shqipëriaqëduam.al.
Ai ka telefonuar një qytetare e cila në atë moment kishte qenë duke bërë fitnes.
Romina, qytetarja: Më fal se po bëja fitnes, stërvitje ju kërkoj ndjesë.
Rama: Po ti e paske në terezi, çfarë kërkon nga unë se kam gjithë këto ditë pa gjumë?
Qytetarja: Jam me leje lindje dhe ka tre muaj që nuk më kanë kaluar këstet, si i bëhet se unë kam edhe një këst kredie që kam 3 muaj pa e larë, më fal për zërin.
Rama: Do interesohemi dhe do të marrësh përgjigje.
Qytetarja: Të përgëzoj për punën që po bëni.
Rama: Edhe unë të përgëzoj që po bën fitnes.
Top Channel