Të gjithë kanë të drejta të barabarta dhe këtu përfshihet edhe e drejta e marrjes së informacionit, sidomos në këtë kohë kur përçimi i informacionit tek të gjithë është i domosdoshëm.

Kjo është arsyeja që një grup organizatash kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale informacione për personat me aftësi ndryshe, mesazhe të tilla si “qëndroni në shtëpi dhe ruani higjienën personale”.

Shumë shpejt mesazhet janë përqafuar edhe nga fëmijët të cilët i kanë përçuar ato tek bashkëmoshatarët e tyre me probleme në dëgjim.

E ndërkohë që po përpiqen të vijojnë punën e tyre në ndihmë të personave me aftësi ndryshe, duket se edhe shoqatat dhe organizatat e ndryshme po përballen me vështirësi në këto kohë. Ato gjithashtu kanë kërkuar ndërhyrjen dhe mbështetjen nga qeveria.

E ndërkohë që të gjitha shërbimet janë ndërprerë edhe për personat me aftësi ndryshe, organizata kanë nisur trajnimin e prindërve, në mënyrë që sa të munden, këto shërbime, kjo kategori t’i marrë në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA