Një banesë është përfshirë nga flakët në Devoll dhe për pasojë një e moshuar ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë.

Gruaja e ndjerë, e cila nuk ka mundur dot të dalë dhe të shpëtojë në kohë ishte rreth moshës 89-vjeçare dhe jetonte e vetme. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe aktualisht dyshohet për shkaqe aksidentale.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2020, rreth orës 05:10, jemi njoftuar se në fshatin Poloskë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases N.Gj., rreth 89 vjeçe, e cila ndodhej në ambjentet e brendshme të saj dhe për pasojë dyshohet të ketë humbur jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA