Nuk u mjaftua me donacionet për spitalet e Bergamos, Piacenzas dhe Versilias, që mbërritën në total shumën e 2 milionë eurove. Giorgio Armani ka dashur ta shtojë kontributin e tij në betejën kundër koronavirusit dhe për këtë arsye, ka vendosur që të gjithë fabrikat e veta të prodhojnë në këtë periudhë veshje spitalore një përdorimshme.
Armani, një ikonë ë modës italiane në mbarë botën, tha se do të punohet intensivisht me qëllimin t`i ofrohet mbrojtje punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të frontit në luftën me sëmundjen. Të shtunën, Armani u kishte dërguar një letër gazetave kryesore në vend, në të cilën falenderonte mjekët dhe infermierët për sakrificat e tyre. “ Është prekëse t`ju shohësh kaq të impenjuar në punën tuaj, me vështirësitë dhe sforcimet që tashmë i njohin të gjithë. Por mbi të gjitha, është prekëse t`ju shohësh duke qarë”, shprehej ai.
“ Mendoj se kjo ndjenjë e imja lidhet paksa edhe me dëshirën që kam pasur kur isha i ri për të ndjekur karrierën si mjek, atëherë kur isha ende duke kërkuar rrugën time. E gjithë kompania jonë është shumë e ndjeshme ndaj këtij realiteti dhe është pranë jush, nga ai që mban barelën tek infermierët, nga mjekët e përgjithshëm tek specialistët e sektorit. Unë vetë personalisht janë shumë pranë jush”, shkruante stilisti i famshëm.
Top Channel