Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shumë i keq për Teheranin 12/04 03:45
11 ton pajisje mjekësore kanë ardhur dje si donacion nga Emiratet e Bashkuara për Greqinë, në aeroportin e Athinës Eleftherios Venizelos.
Qeveria greke tha se pajisjet e furnizimet do të bëhen menjëherë të gatshme për spitalet e vendit në betejën kundër epidemisë së COVID-19.
Mes furnizimeve përfshiheshin veshje mbrojtëse për stafin shëndetësor, doreza dhe dezinfektues.
”Asistenxa nga lartësia e tij Sheik Mohammed bin Zayed Al Nahyan, princi i kurorës së Abu Dhabi, konfirmon marrdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona. Marrdhënia jonë ka nisur si bashkëpunim ekonomik por prej besimit të krijuar ajo është zhvilluar në një lidhje të fortë”, thuhej në deklaratën e qeverisë greke.
Top Channel