Takimet me Brataj/ Manastirliu: Nuk e kam bërë testin, i respektoj masat

26/03/2020 22:42

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli në Open në Top Channel me një lidhje skype ku tregoi zhvillimet e fundit. Manastirliu tregoi se nuk e ka bërë akoma testin edhe pse ka bërë shpesh takime me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ku ky i fundit rezultoi pozitiv.

Keni zhvilluar shumë takime me zotin Brataj, a e keni bërë testin?- e pyeti Eni Vasili.

Në radhë të parë qytetare ja edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë I respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë. Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët- tha Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA