Në Open në Top Channel po flitet për përballjen e Shqipërisë me pandeminë e koronavirusit. Zhvillimet e fundit i tregoi në Open ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se qeveria ka ndjekur këtë strategji dhe po rezulton e suksesshme.
OBSH thotë bëni sa më shumë teste, pse nuk zhvillojmë ne testime në masë?- e pyeti Eni Vasili.
Ne kemi ndjekur një strategji që është ajo e izolimit. Kjo strategji është bërë edhe në bashkëpunim të plotë me ekspertët. Në qoftë se ekspertët thotë që duhet ndjekur strategjia e testimeve, atëherë do ndjekim atë strategji- tha ministrja e Shëndetësisë.
Në një rajon të Italisë me një popullsi prej 4 milion banorësh bëhen 1 mijë teste në ditë, a i kemi ne kapacitetet?- e pyeti Eni Vasili.
Po, i kemi kapacitetet. Kemi porositur 10 mijë teste tek OBSH-ja dhe herën e fundit kanë ardhur 2 mijë. Do vijnë nga 2 mijë, 3 mijë- tha Manastirliu.
Po flitet shumë për Rapid test, e keni marrë në konsideratë?- e pyeti Eni Vasili.
Po e kemi marrë në konsideratë por Rapid test akoma nuk është çertifikuar nga OBSH- u shpreh Manastirliu.
Top Channel