Familja e ish-agjentit të FBI Robert Levinson tha dje se zyrtarët e dinë se ai ka vdekur gjatë burgimit në Iran, edhe pse presidenti Donald Trump mohon humbjen e ish-zyrtarit.
Levinson u zhduk në ishullin Kish të Iranit në 2007 teksa ishte në një mision të paautorizuar zbulimi të CIA.
Familja deklaroi se nuk kanë informacion për vdejen e tij por besojnë se ka ndodhur para përhapjes së epidemisë së fundit të koronavirusit.
I pyetur nga gazetarët President Trump insistonte se lajmet nuk dukeshin të mira por nuk besonte se ish-agjenti ka vdekur.
Trump tha: “Ai ishte një zotëri burrë, një familje e mirë. Lajmet nuk janë premtuese por dhe më parë kemi rikthyer shumë njerëz nga Irani”.
Njpftimi i familjes erdhi disa ditë pasi një gjyqtar në Uashington shpali Iranin fajtor për zhduljen e tij.
Në nëntor administrata Trump ofroi një shpërblim pre $20 milionë për informacione për zhdukjen e Levinson.
Levinson, si hetues i FBI ka punaur me shkatërrimin e rrjeteve ruse e italiane të krimit të organizuar në SHBA. Në udhëtimin e fundit ai po punonte për një kompani private hetimi.
Në dhjetor 2013, mediat zbuluan se Levinson po kryente në fakt një mision për analistë të CIAs që nuk kishin autoritet për misione të tilla spiunazhi.
Top Channel