Erind Cara, i riu që arriti të shërohej nga koronavirusi foli në Open në Top Channel për situatën që kaloi ai. Erindi theksoi se Covid-19 nuk kursen asnjë grup-moshë.
Si u infektove, ishin në vendet e prekura?- e pyeti Eni Vasili.
Nuk e di, nuk kam udhëtuar jashtë vendit. Kam takuar një mik që vinte nga Milano, por ai nuk kishte simptoma- tha Erindi.
Po ju çfarë simptomash kishit?- e pyeti Eni Vasili.
Si fillim kisha temperaturë dhe djersitje. Temperaturë 38, 38.5. Për një javë mora antibiotikë dhe temperature u ul. Edhe pse nuk kisha temperaturë dhe djersitje pas një jave kisha vështirësi në frymëmarrje. U habita sepse nuk më ka ndodhur ndonjë herë ngaqë unë prej vitesh merrem edhe me sport. Bëri një vizitë në sanatorium dhe mjekët vunë re për Covid-19. Tani unë falenderoj të gjithë ekipin mjekësor për punën e bërë dhe u bëj thirrje të gjithëve të kujdese për vete dhe të respektojnë masat- tha Erindi.
Top Channel