U fotografua duke pirë cigare në parlament, Haradinaj kërkon falje

25/03/2020 22:33

E ndezi cigaren në Kuvendin e Kosovës teksa deputetët po diskutonin për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Nuk vonoi shumë dhe pamjet dhe fotografitë dolën në media. Deputeti i AAK-së e pranoi se pirja e duhanit është shprehi e keqe.

Ndezjen e cigares e arsyetoi se ‘është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend’.

“Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Top Channel