Në këtë Shqipëri të vogël ka histori njerëzorë me trishtim të madh. Sot do të shkojmë në familjen Limani e cila jeton në Kamëz. Në këtë dhomë të vogël të marrë me qira jetojnë 4 jetimë. Nëna e tyre ndërroi jetë 9 vite më parë.
Kladiola vajza e madhe e shtëpisë në atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe, asaj iu desh të linte kukullat për tu kujdesur për vëllezërit binjak qe ishin 12 muajsh. Kladiola nuk pati fëmijëri atë ia mori varfëria.
Familja Limani, para 13 vitesh erdha nga Puka në Kamëz për një jetë më të mirë, por fati kish vendosur t’i ndryshonte ëndrrat e tyre.
Kladiola është nxënëse e mirë, ajo lutet qe ta ndihmojnë të vazhdojë studimet universitare.
Histori të tilla ne i kemi në lagjen,rrugën dhe qytetin tonë. Nëse ndalojmë para derës së tyre duar te zgjatën për t’i ndihmuar. Bamirësia nuk të varfëron,të gjithë sëbashku me vullnetin tonë dhimbjen e tyre mund ta lehtësojmë.
Top Channel