Plani ekonomik i publikuar nga qeveria, flasin në Open Grida Duma, Redi Shehu dhe Adrian Civici

25/03/2020 00:10

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u trajtua plani ekonomik i qeverisë. Në lidhje skype folën ish deputetja Grida Duma, studiuesi Redi Shehu dhe ekonomisti i njohur Adrian Civici.

Për Civicin duhet që qeveria ta mirëmendojë paketën ekonomike pas koronavirsut. ‘Në Shqipëri kemi shumë familje që jetojnë me pagë minimale. Pas koronavirusit mund të ndodhë që biznesi i vogël të shkojë drejt falimentimit, prandaj duhet një ndihmë urgjente për biznesin e vogël”- tha Civici.

Ndërsa për studiuesin redi Shehu qeveria nuk është e qartë në stratëgjinë e saj. “Thuhet se ka një plan pas 2 ditësh, pastaj thuhet që do publikohet pas 2 javësh. Qeveria nuk është e qartë në strategjinë që po ndjek”- tha Shehu.

Ish-deputetja Grida Duma tha se qeveria edhe pse nuk e pranon ajo i ka marrë për bazë sygjerimet e opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA