Fiks Fare solli problematikën e një qytetari, i cili prej ditësh sorollatej për problemin e nënës së tij.

Ordinant Veliaj ankohej se Qëndra Shëndetësore Divjakë nuk kishte specialist për t’i hequr kateterin nënës së tij të moshuar 80 vjeçare . Sipas mjekut kateteri duhet ndërruar çdo dy jave, por kishin kaluar 20 ditë e gjendja vazhdonte e njëjtë. Qytetari tregoi për Fiksin se ishte munduar ta zgjidhte vetë duke e çuar privatisht në Lushnjë, por ata i kishin thënë se këtë shërbim duhej t’ja ofronte Qëndra SHëndetësore Divjakë. Më herët një mjeke e kishte ndihmuar Ordinantin, por tashmë ai nuk merrte zgjidhje.

Fiks Fare u interesua pranë Qëndrës Shëndetësore Divjakë. Mjeku i familjes së të moshuarës Dritan Jani, shpjegoi për Fiksin se nuk kanë staf të specializuar për heqen e kateterit për paciente femër. “ Nëse do ishte mashkull mund ta zgjidhja, por nuk kemi staf për femrat” tha mjeku.

Ai tregon se Q. SH Divjakë do ta çojë pacienten në Urgjencën e Kirurgjisë pranë spitalit të Lushnjës, por kanë pasur vështirësi për shkak se kanë vetëm një autoambulancë në dispozicion. Situata e emergjencës e ka vështirësuar edhe më shumë situatën, duke pasur një fluks pune.

Si proçedurë , ambulanca vetëm e çon pacientin, por nuk e pret për të kryer shërbimin. Por mjeku premtoi se do të lidhej me spitalin në Lushnjë, në mënyrë që e moshuara të zgjidhte problemin. Qrdinant Veliaj falënderoi Fiksin për ndërhyrjen e zgjidhjen e problemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA