24/11 17:34
SPANJË- Në 24-orët e fundit në Spanjë janë shënuar 443 vdekje për shkak të infektimit nga CoVid-19. Kështu Spanja ka kaluar numrin e viktimave të shënuara në Kinë, vendi ku u përhap koronavirusi. Sipas mediave vendase në Spanjë numri total i vdekjeve ka shkuar në 3434, ndërsa në Kinë numërohen 3281 të vdekur.
Spanja në 24 orët e fundit ka regjistruar 5552 të infektuar ndërsa numri total i të prekurve ka shkuar në 47 610 nga të cilët 2636 janë në gjendje kritike.
Tashmë epiqendra e CoVid-19 është në Evropë konkretisht në Itali dhe në Spanjë. Italia ka numrin më të madh të viktimave në botë të shkaktuara nga Covid-19, plot 6820 ndërsa bilanci vijon të përkeqësohet.
Top Channel