Finalet e Ligës së Kampioneve dhe të Europa League nuk do të luhen në fund të muajit maj.

UEFA vendosi që të shtyjë këto evente, gjë që e konfirmoi vetë qeveria e futbollit Evropian nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në këtë komunikatë theksohet se për shkak të pandemisë coronavirus, finalja e Champions League e Ligës së kampioneve të futbollit të femrave dhe Europa League do të luhen në një datë të mëvonshme që nuk ishte përcaktuar nga UEFA.

Në këtë pikë sipas BBC shpresohet ende që këto finale të luhen në 24 dhe 27 qershor në Gdansk dhe Stamboll duke organizuar miniturne në këto qytete. Megjithatë UEFA i duhet të gjejë një formulë për të arritur deri në këtë fazë të kompeticioneve. Në Ligën e Kampioneve, janë 4 ndeshje të 1/8 të finaleve për t’u zhvilluar për të plotësuar kuadrin e çerekfinaleve, ndërsa në Europa League janë zhvilluar 6 ndeshje të vajtjes, ndërsa dy te tjerat janë shtyrë.

Në këtë pikë është e vështirë që të luhen edhe ndeshjet e kthimit, kështu që mendohet se dy përballjet italo-spanjolle në Europa league; Sevilla-Roma e Inter-Getafe të luhen në një ndeshje të vetme në fushë neutrale që do të hidhet me short. Në të njëjtën kohë, ideja e UEFA është që edhe sfidat çerekfinale e gjysmëfinale të këtyre kompeticioneve të luhen me ndeshje të vetme dhe jo me sistem vajtje ardhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA