Pak më parë në fletoren zyrtare është botuar një akt bazë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Kjo do të thotë se qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore

Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se” Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Neni 39 i ligjit e ngarkon qeverinë për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe të marri masat përkatëse.

“Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit.”

Në varësi të llojit të emergjencës vendore ( kur përballohet nga bashkia ose bashkitë nëse preken më shumë se një bashki dhe kombëtare(kur kërkon ndërhyrjen e institucioneve shtetërore)-qeveria duhet të marri masa të tilla si:

Caktimin e objekteve shtetërore për tu vënë në shërbim të qytetarëve që të strehohen

Evakuimin e qytetarëve

Zhvendosjen e qytetarëve nga objektet e dëmtuara

Vendosjen e tyre në zona të sigurta si dhe

Masa të tjera që parandalojnë pasojat nga fatkeqësia.

Qeveria dhe bashkitë kanë detyrim ligjor të kompensojnë të gjithë qytetarët të prekur nga fatkeqësia natyrore. Ky detyrim ligjor është parashikuar në nenin 41 të ligjit :

“Shteti shqiptar përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA