Mjeku i njohur në Open: Covid-19 sulmon mushkëritë, ja pse mosha e tretë është më e rrezikuar

24/03/2020 22:10

Sonte në Open në Top Channel është i ftuar mjeku anestezi, Roland Xhaxho. Mjeku i njohur erdhi në studio me disa pajisje, siç ishte edhe respiratori.

Profesor Xhaxho shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria.

Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinj, nuk është koha jonë.

Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistente ndaj virusit. Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oksigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe- tha Xhaxho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA