2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë
Në një komunikatë bëhet me dijeni se një prej familjarëve të një prej punonjëseve të Drejtorisë Rajonale Korçë, pas ekzaminimit ka rezultuar pozitive në testin e virusit Covid-19.
Në zbatim të protokolleve mjekësore të miratuara, testit iu nënshtruan edhe familjarët e qytetarit në fjalë, përfshirë dhe punonjësen.
Meqenëse edhe ajo rezultoi pozitive në këtë test, aktualisht i është nënshtruar procedurës mjekësore të vetëizolimit në familje.
“Nga ana jonë, në zbatim të protokolleve mjekësore, u mor vendimi për t’ia nënshtruar vetëizolimit të gjithë punonjësit e asaj Drejtorie Rajonale, gjë e cila ka filluar të aplikohet që prej ditës së djeshme. Për këtë arsye nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë, Drejtoria Rajonale Korçë do të jetë jofunksionale. Do të jemi vazhdimisht në kontakt me strukturat përgjegjëse shëndetësore, për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të stafit. Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve, bashkarisht i urojmë punonjëses tonë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.
Top Channel