“Kisha dhimbje të forta, nuk kisha fuqi”/ Flet futbollisti i infektuar me Koronavirus

24/03/2020 10:29

Të shumtë janë futbollistët dhe personazhe të botës së sportit që kanë rezultuar të infektuar me covid-19.

Mes tyre edhe futbollisti i Elçes në Spanjë, Jonathas, i cili në një prononcim për mediat rrëfeu tmerrin që ka përjetuar.

“Unë nuk kisha forcë të lëvizja dhe të stërvitesha. E kisha të pamundur të bëja edhe dush, për pak më ra të fikët. Ishte një dhimbje shumë e fortë, nuk e kisha ndjerë kurrë atë. Ky virus nuk është shaka. Nëse unë jam sportiest dhe ndihesha kështu, imagjinoni se si do të ndjehet një i moshuar. Më dhemb zemra, sepse nuk mund të qëndroj me princeshat e mia.

Fillova të ndjeja një ethe, një ndjenjë shumë e keqe. Mendova se ishte një migrenë, por koka ime u rëndua shumë, edhe trupi gjithashtu. Të nesërmen fola me mjekun e ekipit dhe ai më tha të bëj testin sepse të gjithë ishin simptoma të koronavirusit ”, zbuloi Jonathas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA