Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në karantinë për shkak të virusit i cili tashmë është shfaqur edhe në vendin tonë prej më shumë se dy javësh, ka edhe nga ata njerëz që nuk kanë bërë asnjë ditë pushim. Nuk i janë dorëzuar karantinës.

Ne jemi në vendin e improvizuar nga kampioni, peshëngritësi Briken Çalja i cili çdo ditë vazhdon stërvitjen për tu paraqitur denjësisht në kampionatin europian në Qershor të këtij viti dhe më pas në Lojërat Olimpike në Korrik. Përderisa këto aktivitete nuk janë shtyrë, për Brikenin nuk ka pushim.

Por me çfarë problemesh po përballet në këto momente krenaria jonë kombëtare, kampioni i Europës dhe nënkampion botëror.

E ndërkohë që shpresojmë që kjo pandemi botërore të kalojë sa më shpejt, shpresojmë gjithashtu që Briken Calja të sjellë të tjera medalje për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA