Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Në një njoftim të Zyrës së Presidencës finlandeze, bëhet me dijeni se ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtissari, po kështu edhe ish-ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
“Infektimi është konfirmuar të hënën, më 23 mars. Presidenti Ahtisaari është mirë”, thuhet në njoftim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i Ahtisaarit, Marko, përmes një postimi në Twitter. Mësohet se tre ditë më herët, edhe nëna e tij është konfirmuar me koronavirus.
Më 2008-ën, ish-presidenti ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për kontributin shumëvjeçar në ndërmjetësimin e paqes.
Në Finlandë janë konfirmuar 700 raste të të infektuarve me koronavirus dhe një viktimë.
Top Channel