FIFA dhe organizata Botërore e shëndetësisë bashkojnë forcat në luftën kundër coronavirusit teksa ndërmorën një fushatë të re sensibilizuese ku morën pjesë emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror që u bënin apel të gjithë popullsisë në mbarë globin që të ndjekin me rigorozitet 5 rregullat që ndihmojnë në frenimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje të frikshme.

Në spotin e kësaj fushate me titull: ‘përço mesazhin për të goditur coronavirusin’, u bënë protagonistë emra të tillë si Wenger, Eric Cantona, Lionel Messi, Gary Linekes, Carli Lloyd etj. teksa promovuan 5 hapat që duhen bërë në këtë aspekt që janë; larja e duarve, përdorimi i brrylit në rast kollitje ose teshtitje, mosprekja e fytyrës, ruajtja e distancës me personat e tjerë dhe qëndrimi në shtëpi nëse nuk ndihesh mirë.

‘Duhet të punojmë si skuadër për të mposhtur coronavirusin-tha Presidenti i FIFA Gianni Infantino në një konferencë të përbashkët shtypi me drejtues të OBSH-FIFA u bashkua me OBSH sepse shëndeti vjen në plan të parë. I kërkoj të gjithë komunitetit të futbollit në mbarë botën të bashkohen me ne duke mbështetur dhe shpërndarjen e këtij mesazhi’.

Video promovuese e fushatës së FIFA dhe Organizatës botërore të Shëndetësisë, tashmë është bërë publike dhe çdokush mund ta shohë atë në platformat sociale të institucionit më të lartë të futbollit botëror

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA