Në këto momente të vështira për të gjithë, sipërmarrësi italian Giovanni Rana e ka vlerësuar në mënyrë të veçantë atë që ai e sheh si sakrificë të punonjësve të tij, për të dalë në punë edhe gjatë ditëve kur pandemia mbërriti kulmin duke shënuar me mijëra vdekje në Itali.
Rana, prodhues i makaronave të freskëta, doli me një plan të jashtëzakonshëm për rritjen e rrogave në total për 2 milionë euro në formë mirënjohjeje për 700 punonjës që kanë vazhduar punën në 5 fabrika në mbarë vendin, dhe që siç thuhet në njoftim: po garantojnë vazhdimin e furnizimit ushqimor gjatë emergjencës së Covid 19.
Praktikisht, rroga e çdo punonjësit do të rritet për këtë periudhe me 25% , e do të kenë edhe një bonus prej 400 eurosh për shpenzimet e dadove të fëmijëve. Plani që mbulon periudhën nisur nga 9 marsi, do të mbulojë dhe muajin prill. Është vendosur po ashtu të aktivizohet një policë sigurimi për vartësit në rast infektimit me koronavirusin, si dhe forcimi i masave të sigurisë në vendin e punës.
Top Channel