Pjesa dërrmuese e vendit është përfshirë sot nga reshje dëbore.

Këtë të martë, në të gjithë qarkun e Shkodrës janë rikthyer reshjet e dëborës. Në qytet, bora po vijon por pa densitet. Ndërkohë në Pukë këtë mëngjes është zbardhur i gjithë qyteti dhe fshatrat. Disa centimetra borë raportohen edhe në zonat turistike të Thethit dhe Razmës ndërsa në Dukagjin densiteti i reshjeve të dëborës është më i lartë.

Deri në këto momente nuk ka probleme me energjinë elektrike apo bllokimin e rrugëve.

Pothuajse në të gjithë njësitë administrative të bashkisë Bulqizë kalimi bëhet me zinxhirë. Trashësia e dëborës në njësitë administrative Zerqan, Trebisht, Ostren, Martanesh, Fushë Bulqizë, Shupenze dhe në disa fshatra të njësisë Gjoricë trashësia e dëborës varjon nga 15 cm deri në 30 cm, në fshatrat e thella gjë që po i rrezikon të bllokohen.

Ndërsa qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet të lehta dëborë. Gjatë mesnatës reshjet kanë qenë me intensive por të shoqëruara edhe nga shiu ka bërë që të mos ketë probleme në qarkullim. Edhe në zonat e larta malore në segmentin e Dardhës apo të Voskopojës nuk janë krijuar probleme përsa i përket qarkullimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA