26/11 09:27
Arritën sot në 69 personat pozitivë me koronavirus mes rezidentëve dhe personelit të kujdesit në një shtëpi të moshuarish në Palermo.
Një rezident 90 vjeçar vdiq dje në spitalin e Partinico, ndërsa nëntë janë rekuperuar. Lajmin e dha kryebashkiaku i qytezës së Villafrati, e cila është kthyer tashmë në një ‘zonë të kuqe’.
Deri në 15 prill qyteza e vogël është e bllokuar nga hyrjet e daljet si dhe është pezulluar i gjithë aktiviteti pubik e privat. Prej saj mund të lëvizin vetëm personeli mjekësor, ai i emergjencës dhe i furnizimeve thelbësore.
Top Channel