Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishin të ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, dyshja e kryebashkiakëve, Voltana Ademi, ajo e Shkodrës dhe Dritan Leli, ai i Vlorës.

Në studio u fol në lidhje me pasojat që koronavirusi i ka shkaktuar vendit tonë, më konkretisht këtyre dy bashkive. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se ka nevojë për fonde, pasi ajo me të gjithë institucionet përkatëse, është vendosur në terren, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të varfra, në këtë situatë kaotike që ndodhet veni ynë. por rreziku më i madh sipas saj, qëndron tek ato 20,000 mijë qytetarë të Bashkisë Shkodër, që punojnë në biznese private, të cilët si pasojë e mbylljes së bizneseve, kanë mbetur pa punë dhe si rrjedhojë pa një pagesë në fund të muajit. Ndërkohë nga krahu tjetër kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, u shpreh se situata në Vlorë paraqitet më e stabilizuar, përveç fondeve që bashkia ka në dispozicion në të tilla situate, ndihmesë të madhe kanë dhënë edhe struktura të tjera.

Denis Dyrnjaja: Qeveria ka shpallur një paketë financiare prej diku 220 milionë eurosh, pritet një krizë tjetër po themi pas kronavirusit që ka të bëjë me ekonominë, me biznesin e vogël por edhe të madh. Në tërësi me shoqërinë, me të ardhurat, me punësimin me papunësinë që do të krijohet etj etj. A keni juve diçka konkrete për qeverinë. Pra a keni krijuar një plan kërkesash ose një strategji lokale për t’ia paraqitur qeverisë. Përkatësisht edhe për Shkodrën dhe për Vlorën.

Votlana Ademi: Unë jam pak e shqetësuar, jo e alarmuar. Sot jemi në fillimin të javës gati të tretë, nëse mund ta quaj kështu, sepse keni parasysh që ka gati dy javë që jemi në një situatë goxha të vështirë. Në Bashkinë Shkodër në fakt, kemi mbi gjashtë ditë, shtatë ditë, që ofrojmë ndihmën me ushqime dhe materiale higjienike, por edhe ilaçe për familjet më në nevojë. E kemi bërë përmes një banke kursimesh ku ne mbajmë paratë emergjente. Kemi operuar edhe sot, edhe dje edhe pardje çdo ditë. Vërej që jemi pak vonë në qoftë se bëhet fjalë për ndihmën qeveritare për qytetin. Nuk e di se sa në rastin e Bashkisë Shkodër, mbase ne mendojmë që kemi situatë emergjente dhe ndoshta mendojmë në avancë. Por mendoj që të gjitha qytetet e Shqipërisë padiskutim janë në një krizë të thellë, për ndihmën ushqimore. Unë nuk e di sesi do të jetë skema e ndarjes, mendoj që kjo duhet të bëhet publike sa më shpejt. Kërkesat i kanë paraqitur të gjithë, unë i kam paraqitur që para se të dilte Vendimi i Këshillit të Ministrave. Ne kemi detajim të saktë të të gjithë njerëzve, jo vetëm ndihmën ekonomike, patjetër sepse kjo është një detajim i saktë për të gjithë ne. Por edhe të tjerët që janë jashtë skeme dhe kanë problem të tjera. Dua të fus këtu edhe të gjitha ata që punojnë. Imagjinoni në Shkodër nëse ne verifikojmë numrin e bizneseve ne kemi19,800 mijë punonjës, që punojnë dhe nuk e dinë a do ta marrin rrogën e këtij muaji, që të blejnë muajin tjetër. Pra skema e financimit, qoftë për ndihmën e parë për familjet në nevojë, qoftë edhe për skemën e biznesit, duhet të ishte operative dhe nëse nuk është, tani apeli bërhet alarm, dhe mendoj që kjo është alarm për të gjithë Shqipërinë.

Denis Dyrnjaja: Për Vlorën çfarë kemi zoti Leli, juve keni një situacion që ia keni paraqitur qeverisë, sa është numri i personave sikurse tha dhe zonja Ademi, rreth 20,000 mijë mund të humbin vendin e punës, ose rrezikojnë të mos marrin pagë. Në Vlorë a kemi një statistikë të tillë.

Dritan Leli: Sigurisht që ka statistika, të gjitha institucionet janë duke bërë punën e tyre. Unë them që sigurisht që problematikat që shfaqen, tek Voltana, tek Dritani apo tek çdo kryetar bashkie, janë shumë komplekse. Ajo që është e rëndësishme, është që të gjithë jemi duke parë në një drejtim sëbashku, për të ndihmuar  njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Ne jemi në çdo ditë në kontakt me ministrinë e linjës. Jemi në kontakt me të gjitha strukturat për të gjetur mundësinë e financimit, për të ndihmuar jo vetëm me fonde bashkiake, por edhe me fonde të tjera të gjithë njerëzit në nevojë. Jemi duke referuar rast pas rasti çdo problematikë që shfaqet tek biznesi në qytet për të pasur një ndihmesë. Sot jemi në një kohë lufte, jemi në një kohë lufte dhe bilancet e kësaj lufte bëhen kur ajo të mbarojë. Unë besoj që do të mbarojë shpejt për Shqiptarët, në momentin që ne do të jemi më të përgjegjshëm dhe do të respektojmë sidomos izolimin në banesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA