Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Imazhe nga një spital spanjoll tregonin sot pacientë të koronavirusit vrasës që kolliten dyshemeve e korridoreve teksa presin të vizitohen nga doktorët.
Mjekët u qëndrojnë atyre pranë dhe disa nga tësëmurët janë lidhur me bombolat e oksigjenit. E përditshmja vendase El Mundo thotë se skenat u regjistruan në spitalin Infanta Leonor Hospital dhe Severo Ochoa de Leganes në Madrid.
Pamjet janë shpërndarë me qëllim ndërgjegjësimin e nejrëzve për ruajtjen e masave dhe të distancës sociale që po vendosen në të gjithë botën.
Sot numri i vdekje në Spanjë kaloi 2,000, në një rritje prej 462 vdekjesh – ndërsa janë regjistruar në total 33,089 inifektime.
Madrid ka shënuar 58 përqind të vdekjeve në të gjithë vendin dhe sistemi i tij shëndetësor është drejt tejmbushjes.
Vendi mund të kthehet në epiqendrën e re të epidemisë në Evropë teksa shifrat nga Italia tregojnë njëfarë shprese për zbutje.
Top Channel