Taksa hiqet pjesërisht/ Vendimin Kurti e morri vetëm me ministrat e VV, LDK nuk i shkoi në mbledhjen e qeverisë

21/03/2020 01:38

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi vendimin e qeverisë që heq tarifën për lëndën e parë nga Serbia e Bosnja dhe nga 1 prilli tarifat do të zëvendësohen me masa të reciprocitetit të plotë.

Kryeministri Kurti, tha qeveria e tij vendosi të lirojë nga tarifa 100 për qind importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Kurti tha se vendimi u mor më 10 vota, dy abstenime në mbledhjen e qeverisë, në të cilën nuk morrën pjesë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Nga ora 24:00 u hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind”, shkroi Kurti.

Ndërkohë partneri i Vetëvendosjes, LDK kërkon heqjen e plotë të taksës, ndërsa koalicioni në Prishtinë është në krizë edhe për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA