25/11 16:26
Paulo Dybala është futbollisti i tretë i Juventusit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë sulmuesi argjentinas i cili ka konfirmuar rezultatet e testit teksa ka bërë me dije se edhe e fejuara e tij Oriana Sabatini ka rezultuar pozitive dhe gjithashtu është infektuar me Covid-19.
Gjithsesi Dybala u ka bërë me dije të gjithë fansave të tij si dhe tifozëve të Juventusit se ai dhe e fejuara e tij Oriana janë shumë mirë për momentin dhe nuk kanë asnjë simptomë.
Dybala është lojtari i tretë i Juves që rezulton pozitiv me koronavirus pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.
Top Channel