Dorëzohen dhe britanikët, mbyllen pub-e e restorante, ekspertët: Distancimi social, shpëtimi i vetëm!

21/03/2020 14:28

Bare, pub-e, restorante e teatro po mbyllen në mbarë Britaninë mes përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Boris Johnson duket ka hequr dorë nga ideja e “ imunizimit të turmës” , strategjia që lejon përhapjen e virusi me qëllimin që njerëzit të krijojnë imunitet. Tani edhe Anglia po izolohet, teksa shkencëtarët paralajmërojnë se masat e distancimit social mund të duhet të qëndrojnë në fuqi për disa muaj, si zgjidhja e vetme përballë epidemisë, ndërsa kinema, klube nate apo palestra nuk e dinë se kur do të mund t`I hapin dyert sërish. Në vend u shënua dhe arrestimi I parë për shkelje të rregullave të vetëizolimit.

Teksa sëmundja COVID-19 përhapet në gjithë botën, qeveri, kompani dhe investitorë janë duke u përballur me krizën më të rëndë të shëndetit publik prej pandemisë së vitit 1918. Johnson tha se e kupton sa e vështirë është që të ndalohet tradita e britanikëve për të vizituar baret, por një gjë e tillë tani është kthyer në domosdoshmëri. Mbretëria e Bashkuar deri më sot ka raportuar për gati 4000 të prekur më Covid 19 pas testimit të kryer në 67.000 persona. Autoritetet atje thonë se përhapja e virusit është më e madhe në Londër, pasi një pjesë e banorëve atje nuk e zbatoi këshillën e qeverisë për t’u izoluar. Deri më tani 177 persona kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA