Benfica jep ndihmën, 1 mln euro për pajisje mjekësore

21/03/2020 14:41

Benfica i bashkohet luftës kundër coronavirusit. Klubi portugez në bashkëpunim me Bashkinë dhe Universitetin e Lisbonës vendosi të dhurojë 1 milion Euro për blerje të materialeve mjekësore si respiratorë, maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Portugalisë.

Në një komunikatë për shtyp, klubi luzitan thekson se kjo dhe nisma të tjera të shoqërisë civile të jenë një ndihmë për të mposhtur këtë të keqe publike duke shtuar se është në solidaritet me të gjithë portugezët.

Në të njëjtën kohë, benfica shprehu mirënjohjen për të gjithë personelin shëndetësor që cdo ditë punojnë për të siguruat mirëqënien bazë dhe sigurinë. në portugali deri tani janë regjistruar mbi 1000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 6 viktima, ndërkohë që 5 është numri personave të shëruar.

Top Channel