IKShPK: Ta mundim koronavirusin me kujdes e jo me frikë
21/03/2020 08:30
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar thirrjet për kujdes, pasi duke iu përmbajtur rekomandimeve të këtij institute mund të parandalohet sëmundja.
Rekomandimet
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!
Top Channel