
25/02 09:55
Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me trajnerin italian, Masimiliano Allegri për ta sjellë në Paris sezonin e ardhshëm.
Trajneri aktual Tomas Tuchel është gjithnjë e më larg PSG-së, pavarësisht se Kampionatin francez e ka në dorë tashmë dhe pavarësisht kualifikimit në çerekfinale të Champions League.
Braziliani Leonardo i mori frerët e PSG-së përsëri verën e kaluar, kur dhe nuk rrezikoi të ndryshonte trajner menjëherë, ama tani ka ardhur koha të ketë në ekip një trajner të zgjedhur nga vetë ai.
Top Channel