Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka paralajmëruar sot se së shpejti do të fillojë zbatimi i planit të tij për heqjen e taksës ndaj mallrave që importohen nga Serbia.

Kurti këtë deklaratë e bëri gjatë takimit me deputetët e Grupit parlamentar 6+.

“Së shpejti do të fillojë implementimi i planit të tij për heqjen e kësaj mase në faza, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet”, tha ai.

Ndryshe, nga ana e tyre përfaqësuesit e “6 Plus” kërkuan nga kryeministri një përkrahje të shtuar nga Qeveria për komunitetet joshumicë në këtë situatë dhe vlerësuan se nuk ka arsye për panik dhe gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Ata po ashtu shprehën kërkesën për heqjen e tarifës në mallrat që importohen nga Serbia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA