Kreu i Dhomës së Tregëtisë në Open: 70 deri në 100 mijë persona të papunë, qeveria të jetë transparente me planin
20/03/2020 00:55
Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka foli në Open në Top Channel ku foli për planin ekonomik të qeverisë. Sipas tij plani është në rregull dhe duhet të hyjë në punë që javën që vjen.
“Plani i jep një ndihmë biznesit të vogël dhe plani duhet të hyjë në punë javën që vjen. Duhet transparencë nga qeveria për këtë plan. Disa biznese duhet të kthehen në punë, me masa sigurie, siç janë fasoneritë apo call center.
Kemi 40-60.000 biznese të mbyllura dhe kemi rreth 70-100.000 persona të papunë. Nuk ka paketë që e ndihmon këtë situatë. Kriza e vërtetë do të ndihet pas largimit të virusit”- tha Jaka.
Top Channel