Italia publikoi bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 3405, 427 viktima më shume se të mërkurën. Ky bilanc e bën Italinë shtetin me më shumë viktima për shkak të Koronavirusit, pasi Kina ka 3245 viktima deri më tani. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 9818.
Ndërkohë kryeministrit i Greqisë Mitsotakis deklaroi se ditë më të vështira na presin, megjithëse kemi marrë masa. Kërkoj nga të gjithë të respektojmë këshillat dhe të mos bëhemi si Italia që s’ka arkivole për të varrosur viktimat. “Do të ashpërsojmë masat nëse duhet.
Këtë fundjavë të qëndrojnë të gjithë në shtëpi. Nga të gjithë varet nëse duhet të vendosim masa më të rrepta. Riplanifikojmë buxhetin e këtij viti. Bonus për Pashkët do marrin përveç nënpunësve të sektorit privat edhe mjekët. Prioritet ka thënë Mitsotakis është mirëqënia e qytetarëve.
Ndërkohë Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka deklaruar se brenda 12 javësh Britania mund ta kthej mbrapsht baticën e epidemisë! Ai tha se Londra nuk do të mbyllet në fundjavë siç ishte njoftuar në disa media dhe njoftoi se pritet të bëhen teste anti-korpe si një armë e re në luftën kundër Covid-19!
Top Channel