Dy yjet e Bayernit dhurojnë 1 milion euro për luftën ndaj Koronavirusit

20/03/2020 14:05

Dy lojtarët e përfaqësueses së Gjermanisë, Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich dhuruan një milion euro për të ndihmuar në luftën kundër Koronavirusit dhe krijuan një platformë për të mbledhur më shumë donacione.

Platforma, “We kick Corona” (Të godasim Koronën), synon të krijojë një fond për të ndihmuar organizatat shoqërore dhe entitetet bamirëse dhe shëndetësore që luftojnë kundër koronavirusit.

Në uebfaqen www.WeKickCorona.com, organizatat mund të kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga fondi i krijuar nga Kimmich dhe Goretzka.Iniciativës i shtohet një dhurim prej 2.5 milionë eurosh i bërë nga të gjithë anëtarët e ekipit përfaqësues, të cilët u takuan ditë më parë.

“Ne do të mposhtim vetëm të bashkuar Koronavirusin. Duam t’i ndihmojmë të gjithë ata që në Gjermani po u vijnë në ndihmë të tjerëve. Ne jemi të vetëdijshëm se mund të japim vetëm një kontribut të vogël”, – tha Goretzka në një njoftim për shtyp. Kimmich, nga ana e tij, komentoi se të gjithë secili mund ta japë kontributin e tij “të madh apo të vogël”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA