Një porsh luksoz që qarkullonte si pa të keq në rrugët e Beratit,pas orarit të lejuar dhe kur i gjithë qyteti ishte karantinuar,u kap nga policia dhe u sekuestrua.

Mjeti Porch,me targa AA 333 YS u sekuestrua, ndërkohë që drejtuesit të mjetit,shtetasit Arjan Oboni,u hoq leja e drejtimit (patenta) për 3-vjet. Masa ndëshkimore nga policia u morën edhe për dy shtetas nga fshati Dushnik,të cilët shkelën rregullat dhe në kundërshtim me aktin normativ Nr.3 të kryeministrit Rama organizonin grumbullime në fshat.

Lulzim Brami,55-vjeç dhe Arken Brami,21-vjeç u gjobitën më 100 mijë lekë (të vjetra) dhe ju sekuestrua automjeti për 3 muaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat deklaron se,forcat e policisë do të monitorojë 24-orë të gjithë territorin e qarkut Berat dhe nuk do të kursejnë së ndëshkuari askënd që shkel rregullat në këtë situatë të rënduar që po kalon vendi ynë,nga virusi Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA