Mjeku Tritan Kalo ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për vetizolim dhe ndërgjegjësim sa i takon betejës me COVID 19.
Sipas mjekut Kalo, duhet kujdes, pasi janë vetëm pak javë që duhen jetuar në izolim për hir të jetës.
“VETIZOLOHUNI… VETËNDERGJEGJESOHUNI… PËRKUJDESUNI për veten tuaj…”,- theksoi Kalo.
“Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën…”,- nënvizon Kalo.
“JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes… Ju duam, POR duajeni edhe ju veten… Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten… Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…”,- theksoi ai
“Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetësor në mbarë Botën ka limitet e veta… NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!… Together we will win that war!!! (Së bashku do ta fitojmë këtë luftë)”, theksoi Kalo./ATSH/
Top Channel