Në kulmin e nje krize për shkak të Koronavirusit, ne Prishtinë ka nisur një krizë qeverie. LDK kërkon mocion mobesimi për kryeministrin Kurti për shkak të mos heqjes së taksës me Serbinë dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.
Isa Mustafa tha se mospajtimi themelor me lëvizjen Vetëvendosje qëndron “në përkeqësimin dhe rrezikimin e marrëdhënieve me SHBA. Diçka me të cilën ne nuk pajtohemi sepse nuk shohim perspektivë e ardhmëri të këtij shteti pa prezencën dhe përkrahjen e mëtutshme të SHBA-së”.
Lidhja Demokratike nuk është pajtuar me qëndrimin kryeministrit Kurti për heqjen e kushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe, duke kërkuar që ato të hiqen tërësisht sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara, të cilat tashmë kanë pezulluar programe dhe kanë paralajmëruar sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë.
Kryeministri Albin Kurti komentoi vendimin per shkarkimin e ministrit të brendshëm nga radhët e LDK-së.
Top Channel