Tre pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në Skoci, pas testimit pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në gjashtë.

Ministrja Nicola Sturgeon është shprehur se numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 është dyfishuar duke shkuar në 266 persona.

Në Skoci, numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kontraktuar COVID-19 është në 266- një rritje prej 39 rastesh brenda 24 orësh.

Numri i rasteve në Uells është rritur gjithashtu, me 24 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar gjithsej në 170 persona.

Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar gjithsej 108 vdekje dhe 2,689 raste janë të konfirmuara me Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA