“Shpresoj ta bëj dasmën në gusht”/ Rrëfehet emigrantja shqiptare që anuloi dasmën si pasojë e koronavirusit

18/03/2020 14:21

Koronavirusi nuk ka paralizuar vetëm lëvizjet, aktivitetet e përditshme apo shkollat, por edhe ceremonitë martesore.

Një rast i anulimit të martesës vjen në studion e emisionit “Shqipëria Live”. Elda Debrova, është me origjinë nga Elbasani, por prej vitesh jeton në kryeqytetin italian, Romë. Ajo kishe planifikuar që dasmën ta zhvillonte me datë 18 prill, por mesa duket pasojat e COVID-19, kanë prishur çdo plan të saj. Elda shprehet se para se të vendoste për të anuluar ceremoninë, në drejtim të saj vërshuan një mori mesazhesh dhe telefonatash nga të ftuarit, të cilët shprehnin ndjesën  e tyre për mospjesëmarrjen në dasmë, për shkak të panikut të pandemisë.

Tashmë e reja shprehet se nuk ka zgjidhje tjetër, por shpreson që situata të përmirësohet dhe dasmën ta realizojë të paktën në muajin gusht.

“Atëherë, duke parë situatën kam menduar të anuloj çdo gjë. E kishim vendosur datën 18 prill për të realizuar dasmën, por tashmë jemi të detyruar që ta shtyejmë dhe të paktën nga gushti ta realizojmë, gjithmonë nëse situata stabilizohet. Kishim më shumë se një vit që kishim planifikuar çdo gjë, duke filluar që te pronotimi i lokali,  madje kisha pronotuar dhe datën dhe orarin te parukieri. Në fakt kishim shpërndarë edhe ftesat e dasmës, por tani jemi detyruar t’i marrim mbrapsht. Dasma ishte planifikuar të bëhej vetëm një e përbashkët, unë së bashku me bashkëshortin dhe kishim ftuar diku tek 300 veta. Ndërsa 10 persona do të vinin nga Italia vetëm për ceremoninë. Por tani dasma është ndryshuar dhe na duhet të vendosim një datë tjertër”, shprehet Elda.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA