Çdo ditë e më shumë të gjithë po kuptojnë se sa e rrezikshme është të thyhesh rregullat e të kontaktosh persona të moshuar apo të sëmurë, ndërsa ke udhëtuar në zonat e prekura.
66-vjeçari i ndjerë që humbi jetën, ka patur kontakte me persona që kanë udhëtuar nga Italia. Ky është informacioni i dhënë nga Ministria e shëndetësisë. Për pasojë bashkëshortja e tij, dhe 8 mjekë dhe infermierë në sanatoriumin e Tiranës janë infektuar.
Të afërmit e tij gjithashtu dyshojnë se janë prekur ndërsa janë mbyllur Brenda dhe po vuajnë simptomat e ngjashme me koronavirusin.
Se kush ishte personi që e infektoi të ndjerin pak rëndësi ka tani për të kërkuar fajtorin. E rëndësishme është që të bëhet kujdes para se të bëhet dëmi. Zakoni i keq për ti ndenjur te koka të sëmurëve në spitale duhet të marrë fund njëherë e mirë për të mos vazhduar zinxhirin e infektimit. Ndërkohë që të gjithë ata që dyshojnë apo kanë udhëtuar nga jashtë në vendet e prekura nga Italia, duhet të ishin mbyllur dhe nëse s’e kanë bërë këtë duhet ta bëjnë urgjent tani. Ndërkohë kujdes me të moshuarit, në këto ditë nuk duhet t’i takoni, nuk shprehet dashuria dhe kujdesi për ta duke I takuar por duke ju qëndruan larg.
Top Channel