Komuna e Deçanit është duke ndërmarrë një sërë masash si pjesë e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për të përballuar gjendjen e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit edhe në vendin tonë.

Me vendim të kryetarit Bashkim Ramosaj më 11 mars është formuar shtabi komunal emergjent, i cili ka ndërmarrë masa konkrete për të mbajtur situatën në kontroll. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është pajisur me mjete mbrojtëse për punë, por ka mungesë të barnave nga lista esenciale.Po ashtu, është vendosur tenda në hyrje të QKMF-së dhe pajisja me mjetet adekuate dhe është bërë dezinfektimi ditor i objektit. Ekipi komunal i dezinfektimit ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve publike në komunën e Deçanit.

Inspektorati Komunal sipas rekomandimeve dhe vendimeve të marra nga shtabi emergjent, ka kryer inspektimin e rregullt në të gjithë operatorët ekonomikë dhe institucionet tjera ku janë pajisur edhe me mjete të punës nga komuna e Deçanit si maska, dorëza, dezinfektues. Inspektorati i komunës është duke u kujdesur për aplikimin e masave mbrojtëse nga operatorët ekonomikë siç janë marketet, furrat e bukës, pompat e derivateve etj. Stacioni Policor në Deçan është pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.

Zjarrfikësit në Deçan po ashtu janë pajisur me mjetet e nevojshme doreza, maska, dezinfektues, rroba mbrojtëse dhe njëkohësisht është bërë edhe dezinfektimi i objektit të këtij stacioni.Punëtoret e ndërmarrjes komunale ,,Higjiena,, të cilët merren me pastrimin e qytetit dhe ekonomive familjarë të komunës së Deçanit që kanë të përfshirë 100% të territorit, janë të pajisur me rroba mbrojtëse, doreza, maska, dezinfektues etj.Stafi i reduktuar i komunës janë pajisur me mjetet mbrojtëse si doreza, maska dhe dezinfektues.

Po ashtu edhe KEDS-i dhe Posta që operojnë në Deçan janë pajisur nga ne me maska mbrojtëse.Është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve kryesore të qytetit të Deçanit, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe uji të pijes është i rregullt. Sfidat që përballet shtabi emergjent dhe komuna janë mungesa e vazhdueshme me pajisje standarde të personelit shëndetësor, mungesa me gjëra elementare për qytetarët e Deçanit, me theks të veçantë mielli. Problem ka nisur të bëhet skema sociale e familjeve me nevojë për gjera ushqimore të cilët kanë drejtuar kërkesa të shumta adresuar komunës së Deçanit.Shtabi emergjent, ka bashkërendim të detyrave me të gjitha institucionet që operojnë në komunën e Deçanit, siç janë punëtoret shëndetësorë, policinë, zjarrfikësit, kompaninë higjiena, inspektoratin e me theks të veçantë me kryetarët e fshatrave, thuhet në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA