Masa të shumta po merren nga qeveria greke në këto ditë të vështira, ku po ‘luftohet’ fort për të mposhtur dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit vdekjeprurës.
Në një konferencë shtypi për media, 3 ministrat e qeverisë greke kanë njoftuar masat financiare të marra, një vlerë prej 2 mld euro do të jepet në mbështetje të 220.000 bizneseve me 660.000 të punësuar, si dhe për 100.000 biznese të tjera që prekën më shumë se 200.000 punësuar, ndërkohë që priten edhe një shifër tjetër prej 1.8 mld euro si mbështetje për bizneset në Greqi, në këtë kohë pandemie.
Qëllimi kryesor i qeverisë greke është që në këtë situatë krize bizneset të mos kryejnë pushime nga puna dhe nëse dikush do ta bëj ato do të anulohen. Kështu, do të jepen për një periudhë nga 15 marsi deri në 30 prill, 800 euro për të gjithë të punësuarit që u mbyllet biznesi me urdhër të qeverisë.
Për sa u përket bizneseve, do të “ngrihen” detyrimet financiare (tatim-taksat) të bizneseve që dëmtohen nga shpërndarja e virusit. Ndërsa, bankat do të venë në dispozicion për bizneset e vogla kapitale me vlerë 3 mld euro dhe kredi te reja me vlerë 2 mld euro.
Gjithashtu, me vendim të qeverisë është ulur tvsh në 6% nga 24%, tek çmimet e maskave, dorezave dhe antiseptikëve.
Top Channel