Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Mauro Icardi gjatè javëve tè fundit èshtë kthyer nè njè çèshtje te Paris Saint Germain, kjo pèr faktin se ka humbur vendin e titullarit te skuadra franceze. Edhe pse ka shènuar 17 gola nè kètè sezon Icardi nè pjesèn më tè madhe tè ndeshjeve gjatë javëve tè fundit ka ngrohur stolin te PSG-ja.
Trajneri Thomas Tuchel nuk e ka njè prioritet bomberin argjentinas dhe blerja e tij nga ana e klubit francez pèr 70 milionè euro, tashmè duket si diçka e pamundur. Njè problem më shumè për Interin, qè duhet ti gjejë njè destinacion të ri Icardit. Nè Itali vetèm njè skuadèr mund ta pèrballojè blerjen e tij dhe ajo èshtè Juventusi.
Maurito ështè një dèshirë e vjetër për bardhezinjtè të cilèt do tè bèjnè çmos ta kenè nè gjirin e tyre Icardin. Por a do tè pranojè Interi ta shesè ish-kapitenin te rivalèt e urryer? Kjo èshtè njè pyetje pa përgjigje pèr momentin.
Zikaltèrit nuk duan kurrèsesi tè humbasin 70 milionè eurot qè mund të përfitojnè nga largimi i bomberit argjentinas dhe pèr tè mos ia shitur Juves do tè shpresojnë deri nè fund te Reali i Madridit, klubi tjetèr i interesuar pèr Icardin, me Los Blancos qè e shikojnë sulmuesin aktual tè Psg si pasuesin ideal tè Karim Benzema.
Top Channel