Teksa bota gjendet në një luftë të ethshme me një armik sa të rrezikshëm, aq edhe të padukshëm, njerëzimi është i interesuar të dijë se çfarë do të ndodhë më tej.

Ku ka etje për parashikim, janë gjithmonë yjet që flasin rreth së ardhmes. Nga tronditja e tregjeve financiare te kufizimet e udhëtimeve, astrlogjia ka fjalën e saj për të thënë.

1. Saturni dhe Plutoni shkundin ekonominë, nxjerrin në dritë kërcënime të fshehura

Ekonomia globale mund të jetë subjekt i disa rreziqeve përherë e më të shtuara e të pranishme, sa i takon përkeqësimit dhe degradimit ekonomik. Kjo nënkupton “vendosjen në skenë” të një kthese përfundimtare nga ana e Plutonit, të një ndodhie jashtë të gjitha modeleve të njohura statistikore apo perspektivave si dhe eksperiencave financiare. Shkurt, një surprizë e vërtetë!

Kujtohuni se vetëm pak ditë më par,  tregjet nga Evropa në Brazil e Azi pësuan tronditje. Kjo është vetëm një hallkë e vogël e zinxhirit të furnizimit global, nga ku pritet të goditen ekonomitë e çdo kombi.

 2. Rasti i parë me Covid-19 u zbulua kur Jupiteri sapo hyri në Bricjap, një vendosje kjo tejmase e ndërlikuar

Më 1 dhjetor 2019, rasti i parë i me “2019-nCoV” u zbulua në Wuhan, Kinë. Kjo ndodhi teksa Jupiteri, planeti i udhëtimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar, po përgatitej t’i jepte fund një vizite 13-mujore në shenjën e saj të Shigjetarit. Më 2 dhjetor, Jupiteri u zhvendos në “rënie” (pozicioni i tij i dobësuar) në Bricjap, duke u bashkuar me Saturnin dhe Plutonin në këtë shenjë të kthjellët. Efekti i pranisë së Jupiterit mund të ketë vepruar si një valvul lirimi për gjërat që mbaheshin të shtypura ose të fshehura – përfshirë një virus.

3. Saturni dhe Plutoni janë takuar në kohëra luftash ose recesionesh

Saturni dhe Plutoni takohen çdo 33-35 vite, por në një shenjë të ndryshme të zodiakut, duke marrë gati tre shekuj për t’u kthyer në një shenjë. Lidhja e fundit e Plutonit-Saturnit më 8 nëntor 1982, përkoi me përfundimin e një recesioni të shkurtër. Historikisht, bashkimi i këtyre dy planeteve ka shenjuar tronditje ekonomike ose luftë në botë, përfshirë Luftën e Dytë Botërore.

Më 16 nëntor 1914, Rezerva Federale Amerikane filloi operacionet, teksa Saturni dhe Plutoni (të dy në prapavijë) u bashkuan në Gaforre. Para kësaj, bota u trondit nga Paniku Financiar i vitit 1914. Kjo çoi në një mbyllje të paparë të Bursës së Londrës për pesë muaj, dhe Bursës së Sh.B.A-së për katër muaj. Për gjashtë javë , jatë gushtit dhe fillimit të shtatorit 1914 – ndërsa Saturni dhe Plutoni kishin lidhje të ngushtë – pothuajse çdo bursë në botë ishte e mbyllur.

4. Bioterrorizmi dhe Viti i Miut

Viti i Miut filloi më 24 Janar 2020, në Vitin e Ri Lunar — dhe çuditërisht, koronavirusi u lidh ngushtësisht me një anëtar të familjes së brejtësve, lakuriqin.

5. Më 21 Mars, Saturni drejtohet për në Ujor, një shenjë Ajri

Më 21 Mars, Saturni do të fillojë pjesën e parë të një udhëtimi 3-vjeçar në Ujor, që është një shenjë ajri. Kjo tregon se disa sfida mund të vijnë përmes ndonjë përhapjeje shqetësuese në atmosferë, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes dhe sëmundjet e ajrit. Ndërsa ndërtuesi i kufijve, Saturni hyn në shenjën që rregullon shoqërinë dhe komunitetin, të gjitha tubimet në grup do anulohen.  Me tendencën e Saturnit për të qenë shumë të kujdesshëm, do kemi ndalim të festave dhe konferencave — kudo që mblidhen grupe të mëdha njerëzish. Ndërkohë, nëse e merrni në konsideratë astrologjinë dhe koronavirusin, kini parasysh një këshillë nga Ujori: lani duart!

6. Krijim i një monedhe të re?

Yjet vënë re përshpejtimin e zhvillimit të bitcoin-it ose të një ekonomie të re — një trend i parashikuar nga astrologjia që në vitin 2018, kur Urani, ndryshues rrënjësor filloi revolucionin e tij tetë vjeçar përmes Demit. (Urani ishte për herë të fundit këtu nga 1934 deri në 1942.)

Po kështu, parashikime të tjera:

7. Kufizimet e udhëtimit ajror (dhe frika) do të jenë të pranishme dhe të fuqishme deri në korrik

8. Shtrëngim masash në shoqëri

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA