22/12 22:51
Ndërsa bota është në frikë nga epidemia e koronavirusit, Lindja e Mesme po përballet me një rrezik tjetër.
Pamje nga Amani në Jordani, tregojnë stuhi të fuqishme që ngrenë sasi të madhe rëre që errësojnë qiellin.
Gjatë gjithë kohës, ju mund të dëgjoni sirenat e rrezikut, në momentin kur stuhia e madhe gëlltit aeroplanët e parkuar.
Stuhitë e rërës janë një fenomen meteorologjik i zakonshëm në rajonet me shkretëtira.
Jo vetëm që ato ndikojnë negativisht në ekonomi, por edhe ekspozimi i gjatë i njerëzve ndaj këtyre stuhive shkakton sëmundje të pashërueshme si kancer i mushkërive.
Top Channel